×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk dihet se cila grupmoshë është më e prekur nga COVID-19

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Në Kosovë nuk dihet se cila është grupmosha më e infektuar nga koronavirusi apo cila grupmoshë nuk arrin ta mposhtë këtë virus.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në raportimet ditore nuk jep informata të detajuara mbi të prekurit me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

    Po ashtu, në raportimet ditore, qe një kohë, IKSHPK nuk jep as informacione shtesë mbi viktimat nga virusi.

    Ata publikojnë vetëm numrin e të infektuarve, të vdekurve, të shëruarve, rasteve aktive dhe prej cilave komuna janë rastet e reja.

    Sidoqoftë, të dhënat e profilizuara po konsiderohen të jenë të rëndësishme për përpilimin e planeve të veprimit, siç është mbrojtja e popullatës në të ardhmen nga ky virus.

    Radio Evropa e Lirë është në pritje të informatave të tilla nga IKSHPK-ja që nga 4 gushti.

    Të dhënat e grupmoshave të të infektuarve dhe të vdekurve, vetëm për kryeqytetin i ka të publikuara në Facebook më 6 gusht, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    Kjo komunë i kanë nxjerr këto të dhëna nga raportet që i kanë marrë nga IKSHPK-ja për qytetarët e infektuar me koronavirus brenda Komunës së Prishtinës.

    Sipas këtyre të dhënave të Komunës së Prishtinës, më të prekur nga COVID-19, është grupmosha nga 35-44 vjeç, ndërkaq grupmosha mbi 78 vjeç është sa i përket rasteve që kanë përfunduar me fatalitet.

    Po ashtu, sipas këtyre të dhënave, meshkujt në Prishtinë dalin të jenë më të prekur nga COVID-19.

    IKSHPK lajmëron për rastet e reja përmes Facebook-ut. Kurse, në ueb-faqen e këtij instituti, lajmi i fundit lidhur me pandeminë daton nga 7 maji.

    Por, në anën tjetër, Instituti për Shëndet Publik në Mal të Zi, pos informatave për rastet ditore, në ueb-faqe ka të dhëna të detajuara rreth të infektuarve, të vdekurve, të shëruarve dhe rasteve aktive, që prej fillimit të pandemisë në këtë shtet. Grupmosha më e prekur nga COVID-19 në Mal të Zi, sipas këtyre të dhënave është ajo e moshave ndërmjet 30 deri 39 vjeç.

    Mungesa e të dhënave për sëmundje, pengesë për menaxhimin e pandemisë
    Përfaqësues për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve thonë se duhet ditur se cila është grupmosha më e prekur dhe cilat grupmosha vdesin më shumë nga virusi, në mënyrë që të mund të arrihet një mbrojtje më e madhe e popullatës nga koronvirusi.

    Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore pasi që mungon funksionimi i duhur i Sistemit Informativ Shëndetësor.

    Zbatimi i duhur i këtij sistemi, thotë Kodra, është njëri ndër problemet më të mëdha që ka sistemi shëndetësor në Kosovë.

    Ai thotë se Kosova në vazhdimësi është përballur me mungesë të të dhënave dhe se pandemia me COVID-19 ka shpërfaqur nevojën që ky sistem të jetë funksional.

    “Mungesa e Sistemit të Informimit Shëndetësor e pengon hartimin e politikave të menaxhimit të koronavirusit. Ne nuk e dimë sa persona potencialë kemi të rrezikuar, sa janë me sëmundje kronike dhe prandaj është vështirë edhe t’i mbrojmë. Nuk kemi statistika të tilla, ndoshta Instituti i ka, por ne nuk i kemi parë. Nëse nuk kemi të dhëna se cilët persona janë prekur më shumë, çfarë sëmundje shoqëruese kanë pasur, kjo sigurisht do të na pengojë të kemi planet e veprimit, pra si të mbrohemi në të ardhmen nga virusi”, thotë Kodra.

    Sistemi Informativ Shëndetësor është sistem i cili bënë gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.

    Ministria e Shëndetësisë në vitin 2011, ka filluar zbatimin e Sistemit Informativ Shëndetësor, i cili është paraparë të kryhet në tri faza dhe si i tillë të të realizohet deri në vitin 2020.

    Por, një raportit i Zyrës Kombëtare të Auditimit të publikuar në vitin 2018 kishte vë në pah se me gjithë përpjekjet dhe shpenzimet e krijuara, zbatimi i projektit të Sistemit Informativ Shëndetësor vazhdon ende me vonesa dhe mangësi në zbatim.

    Sipas Zyrës së Kombëtare të Auditimit vonesa e zbatimit të Sistemit Informativ Shëndetësor është njëri prej shkaktarëve në prolongimin e zbatimit të projektit të sigurimeve shëndetësore, pasi që Sistemi Informativ Shëndetësor është parakusht për funksionimin e mirëfilltë të këtij projekti.

    Kosova vuan nga mungesa e të dhënave në të gjithë sektorët
    Përveç mungesës së të dhënave për sistemin shëndetësor, Kosova vuan edhe nga mungesa e të dhënave në sektor të tjerë në vend.

    Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara GAP, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se mungesa e të dhënave ndikon në hartimin e politikave adekuate.

    Sipas tij, të dhënat e sakta, të detajuara, të qasshme dhe të përditësuara rregullisht, ndihmojnë në analizimin e problemeve dhe njëkohësisht edhe në ofrimin e rekomandimeve specifike.

    “Për punën e një instituti kërkimor, qasja në të dhëna është esenciale për të analizuar një politikë të caktuar. Ndonëse ligji (Ligji për qasje në dokumente publike) e garanton një të drejtë të tillë, ende ka vështirësi në mbledhjen e të dhënave që në radhë të parë do duhej të ishin publikuar vetë nga institucionet publike. Ka raste kur institucionet publike ose vonojnë përgjigjen, ose nuk përgjigjen fare. Madje gjatë punës tonë kemi pasur raste kur ndonjë zyrtar i lartë publik ka zgjedhur një mënyrë të veçantë mes refuzimit dhe lejimit, duke na ftuar vetëm të shohim të dhënat, por duke mos lejuar të kemi qasje në ato të dhëna, edhe pse ligji na garanton një gjë të tillë”, thotë Mehmeti.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.