Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 shkallësh të Rihterit ka goditur ishullin e Veriut të Zelandës së Re, duke bërë që dridhjet të ndjehen në të gjithë rajonin, thonë sizmologët dhe banorët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi në orën 2:27 të mëngjesit me kohën lokale të premten dhe ishte përqendruar rreth 85 kilometra në lindje të Te Aroroa.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti kishte një fuqi paraprake prej 7.3. Ndërkohë GeoNet, i cili vendosi madhësinë në 7.2, e përshkroi lëkundjen nga tërmeti si “të rëndë”.
Detajet rreth dëmeve ose viktimave nuk janë të ende të disponueshme, ndërsa Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se aktualisht po vlerëson nëse tërmeti mund të shkaktojë një tsunami.