
Një burrë në Nigeri u dënua në seancën e mbajtur nga gjykata përmes aplikacionit të popullarizuar të video konferencave Zoom këtë javë, që nxiti dënimin nga grupe të të drejtave të njeriut që e përshkruan vendimin si jonjerëzor.
Një seancë e gjyqit virtuale në Lagos shpalli vendimin për dënim me vdekje ndaj të pandehurit që u paraqit përmes video konferencës, së bashku me avokatin e tij dhe prokurorët që ju bashkëngjitën po ashtu përmes video lidhjes njoftuan zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë së Nigerisë, Kayode Oyekanmi.
Në seancën virtual të së hënës, Olalekan Hameed u shpall fajtor për vrasjen e punëdhënësit të nënës së tij në vitin 2018 dhe u dënua me varje deri në vdekje.
Hameed që mohoi akuzën, mbetet në burg, tha zëdhënësi Oyekanmi.
Seanca e gjyqit u mbajt me Zoom për të ju përmbajtur udhëzimeve shtetërore të distancimit social gjatë pandemisë.
Amnesty International në Nigeri dënoi përdorimin e dënimit me vdekje të shtetit dhe shtroi pyetjen se përse nuk mund të ishte shtyrë seanca e gjyqësore dhe se a ishte kryer drejtësi në këtë rast.
Zyrtarë qeveritarë kanë refuzuar të përgjigjen ndaj këtyre kritikave.