×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par. 2 të KPRK-së.

    Gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 22.01.2021 deri me datën 21.02.2021.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura dhe atë nga raporti i Policisë, vërtetimi mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, respektivisht të 6 aparateve elektronike për lojëra të fatit të sekuestruara nga policia e Kosovës, foto dokumentacioni ku shihen aparatet e lojërave të fatit të sekuestruara nga i pandehuri dhe lokali ku janë organizuar lojërat e fatit, dhe prova tjera të siguruara deri në këtë fazë.Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit S.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:- Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke vepruar në vazhdimësi në mënyrë të fshehtë dhe të kundërligjshme i pandehuri ka organizuar lojëra të fatit, duke i nxitur qytetarët të moshave të ndryshme që të luajnë në lojëra të tilla, në anën tjetër duke marrë parasysh sjelljet e tij dhe vendosmërinë që të kryejë këtë vepre penale edhe përkundër ndalimit me ligj”, thuhet në njoftimin për media..

    Gjithashtu u theksua se gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

    “Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...
    Kronika25 Prill 2024
    Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ajo...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.