×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau gruan e tij në Kamenicë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit N. M.

    Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i dyshuari, pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë – shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse.

    Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale, ku minimumi i dënimit parashihet 10 vjet, ndërsa maksimumi burgim i përjetshëm dhe caktimi i masave alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritën sot në takim lamtumirës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës, respektivisht njësitet patrulluese të Policisë kufitare DRK-Lindja, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore në zonën kufitare në mes...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk ka asnjë arsye që prokurorët e Prokurorisë Speciale të refuzojë kërkesën e kryeministrit...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se kuadër të angazhimeve, siç u shpreh ai, disa nga veprimet kanë...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Rovena, Vullneti dhe Xuxi kanë biseduar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku protagonist ishte...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth themelimit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ministrja,...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri në 40 minuta. Sipas Qendrës Kombëtarë për Menaxhim...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.