×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kryetar i bllokuar në komunë, dy të tjerët nuk shkojnë në zyrë/ Çka tutje në Veri

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    Tensionet në veri sidomos gjatë ditës së djeshme, vetëm sa kanë ndikuar që e tërë vëmendja të jetë tek kryetarët e komunave në veri.

    Ajo që dihet deri më tash është se kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, e ka kaluar natën në komunë. Ai kishte shkuar dje herët në mëngjes, e më pas kishte mbetur i bllokuar nga protestat.

    Edhe sot në mëngjes disa gazetarë kanë raportuar se ai ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur.

    Nga zyra e tij, dje Hetemi iu drejtua me letër KOSTT-it për të kërkuar që të futen në faturat për pagesën e energjisë.

    Përderisa Hetemi ka mbetur i bllokuar, dy kryetarët e tjerë Izmir Zeqiri e Ilir Peci, duket se kanë vendosur të mos dalin në objekte komunale.

    Kjo sipas tyre, pas tensioneve të mëdha por edhe pas takimit që patën dje me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

    “Nuk do të shkojë në zyrë as unë as Ilir Peci, kryetari i Zveçanit, për shkak të gjendjes së krijuar dhe pakoordinuar me partnerët ndërkombëtarë”, tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut për Albanian Post.

    “Ai ishte i shqetësuar pak, edhe na qortoi pak ambasadori për hapa të shpejtuar dhe për përdorimin e forcës, sepse ata nuk e kishin paraparë që të përdoret forca ashtu, por ja që ka ndodhur dhe ne u munduam t’ia tregojmë shqetësimet tona ambasadorit amerikan dhe përfaqësuesit të zyrës së BE-së në Kosovë”, tha Zeqiri.

    “Po ai e quajti hap të ngutshëm, pse? Ne i treguam ambasadorit që o sot o nesër ato zyre që u takojnë qytetarëve, Republikës së Kosovës, të kthehen te ta, të mos mbahen peng e të uzurpuara nga organe kriminele siç i quajmë ne, edhe pse ne i dimë se kush janë ata, struktura paralele, Lista Serbe, për ne ato janë të uzurpuara, nuk mund të ketë ndonjë funksionim normal të administratës nëse komunat janë të uzurpuara nga një shtet ose një strukturë e tillë”, tha ai.

    KFOR / KFOR-i del me komunikatë: Tregon gjendjen e ushtarëve të lënduar dhe ka një thirrje për Kosovën e Serbinë
    Edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, konfirmoi se do të dalë në punë, por në zyrën administrative që gjendet në fshatrat me shumicë shqiptare.

    “Kemi dalë në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë në komunën e Zveçanit. Nuk kemi dalë në zyrën qendrore për shkak të situatës.” – ka thënë ai për Klan Kosovën.

    “Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën qendrore.” – ka thënë ai.

    Gjithë kjo situatë e krijuar, rezultoi dje me një përplasje masive ndërmjet grupeve kriminale serbe e pjesëtarëve të KFOR-it, ku si rezultat mbetën të lënduar më shumë se 30 ushtarë.

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier dje ftoi në takim katër kryetarët e komunave të veriut. Megjithatë, në takim i shkuan vetëm kryetarët e PDK-së, shkruan Nacionale.

    Hovenier bëri të ditur se ka pajtim mes tij dhe Kurtit që situata duhet të qetësohet, por jo edhe për mënyrën se si do të bëhet kjo. Edhe sot serbët po vazhdojnë me protesta para objekteve komunale.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.