Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në tregun e Gjelbër në Mitrovicë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth 11:27 minuta.
“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësite policore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai për Front Online.
“Raportohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Njësitet policore po vazhdojnë ta trajtojnë rastin”, ak deklaruar Zaiti.
Ai ka shtuar se Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes. /Front Online/