Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 1424 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 549 qytetarë.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 76 vjeçe.
Gjatëq 24 orëve janë shëruar 297 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,252 që nga fillimi i epidemisë.
Janë 3,936 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.