Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi që e njejta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një grua tjetër duke e bërë për spital.Rasti po cilësohet si “dhunë në familje”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 23.07.2020-16:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si pasoj kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK-së. Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.