×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Një gotë verë para gjumit mund të ndihmojë në humbjen e peshës? Ja çfarë thonë shkencëtarët

    FrontOnline
    13 Prill 2022

    Shkencëtarët kanë zbuluar se vera përmban përbërësin rezervatrol, i cili mund të stimulojë djegien e yndyrës. Përveç verës, atë përmbajnë edhe manaferrat.

    Nëse ju pëlqen të shijoni verën në mbrëmje, ajo në fakt mund të ketë një efekt pozitiv në peshën tuaj trupore dhe t’ju ndihmojë të humbni kilogramët e tepërt. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga shkencëtarët, dhe çelësi është vërtetuar se është rezervatroli – një përbërës që përmban verë dhe ka shumë të ngjarë të nxisë humbjen e peshës.

    Gjegjësisht, ky përbërës nxit djegien më të lehtë të yndyrës në trup, dhe pirja e një gote verë para gjumit ndoshta do të zvogëlojë dëshirën për ushqime ose ëmbëlsira, kështu që përfitimet e këtij zakoni janë të shumëfishta. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ka mënyra të tjera për të futur rezervatrolin në trupin tuaj sepse disa ushqime të tjera si manaferrat e përmbajnë atë.

    Ndërsa vera mund të ndihmojë në humbjen e peshës, dietologët vërejnë se konsumimi i verës çdo natë nuk është ideja më e mirë sepse vera përmban kalori si të gjitha pijet e tjera alkoolike. Për më tepër, pirja e alkoolit para se të shkoni në shtrat mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit. Moderimi është kyç.

    Nëse jeni duke luftuar me peshën e tepërt, mbani në mend se gjërat si dieta e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta janë ende mënyrat më të mira dhe më të shëndetshme për të humbur peshë. Heqja e kilogramëve të tepërt nuk mund të ndodhë brenda natës dhe as nuk ka ndonjë formulë magjike që do t’ju bëjë të humbni peshë në mënyrë magjike.

    Megjithatë, është mirë të dimë se vera ka edhe disa përfitime shëndetësore që nuk i dinim më parë. Kjo është një arsye e mirë për të marrë pak kohë për veten herë pas here, derdhni një gotë verën tuaj të preferuar dhe shijoni një gllënjkë./FrontOnline/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Maj 2024
    Ushqimi që u jepni fëmijëve ndikon në zhvillimin e tyre, por edhe në zhvillimin e strukturave dhe lidhjeve në trurin e tyre....
    Lifestyle09 Maj 2024
    Nëse keni plane për të darkuar jashtë mund të jetë e vështirë për ju që të qëndroni në rrugën e duhur me...
    Lifestyle08 Maj 2024
    Dashi Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të...
    Vip09 Maj 2024
    Brenda 48 orëve, këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi, ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. Me siguri të gjithë kanë...
    Sport09 Maj 2024
    Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij është gati për të qëndruar vetëm nëse është e nevojshme për...
    Vip09 Maj 2024
    Besa Kokëdhima ka dhënë një performancë mbresëlënëse në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision 2024”, duke përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Titan”. Skena e...
    Vip09 Maj 2024
    Feronit Shabani i njohur ndryshe edhe si Fero, është takuar së fundmi me boksierin e njohur nga Kosova, Robin Krasniqi. Këtë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.