Një grua në Pejë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, siç ka njoftuar Policia e Kosovës.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion.