×
  • Opinione
  • Opinione

    Një ditë shumë e keqe për Putinin

    Frida Ghitis
    09 Prill 2023

    Nga: Frida Ghitis, CNN

    Që prej fillimit të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës – në shkallë në vitin e kaluar – cila ishte deri tash dita më e keqe tani për presidentin rus Vladimir Putin? Është e pamundur të zgjedhësh njërën, por e marta e 4 prillit 2023 duhet të renditet lart në listë.

    Kjo datë do të gdhendet përgjithmonë në histori. Jo, jo për shkak të asaj që ndodhi në një sallë gjyqi në Menhetan ku përfshihej një ish-president i ShBA-së, por për diçka ndoshta më të rëndësishme, pavarësisht pranisë më të paktë në titujt e lajmeve. Ishte dita kur Finlanda zyrtarisht iu bashkua NATO-s.

    Kur anëtarët e NATO-s qëndruan solemnisht para selisë së Aleancës në Bruksel, duke vështruar flamurin bardh-e-kaltër të Finlandës të lartësuar së bashku me 30 flamuj tjerë, ceremonia shërbeu pothuajse si një deklaratë se ka dështuar lufta e Putinit në Ukrainë.

    Në fund të fundit, Putini e justifikoi pushtimin e tij me dy argumente kryesore. Së pari, u përpoq të mbështeste tezën e gabuar se Ukraina nuk është shtet real dhe se është pjesë e Rusisë. Ky pretendim është hedhur poshtë jo vetëm nga historianët, por edhe nga mbrojtja e ashpër e popullit ukrainas për kombin që përkasin.

    Së dyti, Putin pohoi se qëllimi i tij ishte ta parandalonte zgjerimin e NATO-s. Në këtë pikë, Putini jo vetëm që dështoi, por në fakt e nxiti vetë zhvillimin që kërkoi të parandalojë. Tani kufiri i Rusisë me vendet e NATO-s është dyfishuar dy herë në gjatësi, duke u shtuar 830 milje shtesë të kufirit me Finlandën.

    Finlanda që dikur ishte pjesë e Perandorisë Ruse dhe për këtë arsye ishte gjithashtu objekt i pohimeve irredentiste të Putinit, do të lëvizë shpejt për ta përforcuar atë kufi të gjatë. Kjo sepse kur Rusia e pushtoi Ukrainën, ia dërgoi një sinjal të pagabueshëm fqinjëve se atij thjesht nuk duhet t’i besohet.

    Sigurisht, Finlanda tashmë e dinte këtë. Ajo u sulmua nga Moska në Luftën e Dimrit të viteve 1939-1940. Finlandezët e mbrojtën vendin me fuqi mitike, por përfunduan duke humbur rreth 10 për qind të territorit. Pas kësaj, Finlanda mendoi se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur ishte ruajtja e neutralitetit të saj. Por, Putini e kundërshtoi ata këtë nocion kur e sulmoi Ukrainën.

    Në Bruksel, të martën, presidenti finlandez Sauli Niinisto deklaroi: “Ka marrë fund epoka e neuatralitetit të historisë tonë p po fillon një epokë e re”.

    Vlen të theksohet kjo çështje: ishte humbje e madhe për Rusinë për dhe Putinin. Aq e madhe saqë sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se “kjo është e vetmja gjë për të cilën mund ta falënderojmë z. Putin”. Pa Putinin dhe luftën e tij, Finlanda nuk do të ishte anëtare e NATO-s.

    Lufta nuk prodhoi vetëm atë që Putini në mënyrë eksplicite tha se donte ta parandalonte; por, gjithashtu shkaktoi të kundërtën e asaj që kishte kërkuar në mënyrë implicite. Ai, me sa duket, priste që NATO do të ndahej në çështjen e ndihmës së një joanëtari. Por, siç vuri në dukje presidenti Joe Biden, Aleanca nuk ka qenë kurrë më e bashkuar. Përveç kësaj, rëndësia e saj, qëllimi i saj është bërë më i qartë sesa ka qenë gjatë dekadave.

    Agresioni i Rusisë e ka transformuar llogaritjen strategjike për çdo vend në Evropë. Siç i tha Niinisto CNN-it vitin e kaluar, ndarjet janë bërë më të mprehta dhe ka pak vend për neutralitet. “Pushtimi”, tha ai, “tregoi se Moska nuk i respekton vendet zyrtarisht neutrale”.

    Dhe, nëse kombet e Bashkimit Evropian papritmas po e shohin të nevojshme të mbajnë anën, është e habitshme sesi askush nuk po vrapon në krahët e Moskës.

    Sapo Rusia i dërgoi tanket e veta në Ukrainë (pasi mohoi vazhdimisht pushtimin), sondazhet në Finlandë filluan të tregojnë një ndryshim të madh të ndjenjave. Në nëntor, pavarësisht – ose ndoshta për shkak të – paralajmërimeve nga Rusia dhe lëvizjeve kërcënuese ushtarake pranë kufirit finlandez, katër nga pesë finlandezë e mbështetën anëtarësimin në NATO.

    Edhe Suedia, një vend që prej qindra vjetësh ka ndjekur politikën e neutralitetit, ka aplikuar për anëtarësim në NATO. Tash për tash, Turqia dhe Hungaria po e bllokojnë pranimin e saj. Por, nuk kam dyshim se Suedia më në fund do të bashkohet.

    Pranimi i Finlandës nuk është vetëm simbolik. Vendi nuk është i dobët ushtarakisht. Të gjithë burrat janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. Aftësitë e tyre në dimër janë të pakrahasueshme dhe arsenali i tyre është mbresëlënës.

    Edhe Moska u detyrua të pranonte se diçka e rëndësishme ka ndryshuar. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se hyrja e Finlandës në NATO e krijoi “një ndryshim thelbësor në situatën e Evropës Veriore”. Në realitet, ky riorganizim strategjik shkon përtej Evropës Veriore. Ajo e largon më shumë prej Rusisë ekuilibrin gjeopolitik.

    Rusia paralajmëroi se mund të detyrohet të marrë “masa hakmarrëse”. Por, me forcat e Putinit të bllokuara në Ukrainë dhe aq të lodhura sa ai ka përdorur mercenarë dhe të dënuar, këto kërcënime janë më pak frikësuese sesa mund të kishin qenë përpara se ta pushtonte Ukrainën 14 muaj më parë, në një fushatë që supozohej të kishte sukses për pak ditë. Nëse ai mendonte se lufta do ta bënte Rusinë të dukej më e fortë te pjesa tjetër të botës, ai arriti e të kundërtën e qëllimit të vet.

    Më pas, duke ia shtuar bezdinë në ditën e pakëndshme të presidentit rus – në të njëjtën të martë që solli Finlandën në grup – udhëheqësit e NATO-s treguan se do ta ftojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s në korrik, në Lituani.

    Dhe, sikur Putini të kishte nevojë për më shumë arsye për t’u shqetësuar, dy liderë evropianë mbërritën këtë javë në Pekin për t’u takuar me aleatin e tij më të ngushtë, udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping, ku tregtia dhe Ukraina do të jenë në krye të agjendës. Duke u përgatitur për udhëtimin e saj me presidentin francez Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e telefonoi Zelenskyn për t’i diskutuar planet.

    Kina është bërë mjet i shpëtimit diplomatik dhe ekonomik për Putinin. Por, Pekini ka nevojë për marrëdhënie të forta me Evropën dhe Von der Leyen paralajmëroi se “mënyra sesi Kina vazhdon të ndërveprojë në luftën e Putinit, do të jetë faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë”.

    Ajo e bëri deklaratën në ditën që shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të ishte “një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”.

    Ai ka mundur ta shtojë këtë: edhe një ditë shumë e keqe për Putinin.

    1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj
    Nga Rubrika
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...
    Opinione01 Maj 2024
    Nga: Daniel Michaels / The Wall Street Journal (titulli origjinal: NATO Prepares to Face Russia – and Problems of Its Own) Trupat...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.