Mjekët e ardhur nga Italia në shërbim të ekipeve mjekësore në Shqipëri për përballimin e situatës së COVID-19 kanë mbërritur sot në spitalin Infektiv.
6 mjekët dhe një infermiere e sjellë nga fqinjët për të kthyer nderin e muajve të tyre më të vështirë janë fotografuar jashtë ambienteve të këtij spitali të pajisur me maska.
Ata do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj COVID-19.
Në grupin e tyre është edhe një infermiere shqiptare, e larguar që 10 vjeç nga Shqipëria./abcnews.al