Ka nisur të mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2020.
Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.
“Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë euro është pjesë e këtij buxheti”.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1017628045323782/