Provat klinike të fazës 3 për vaksinën e shumë pritur të Oxford anti-COVID-19, do të fillojnë në Shtetet e Bashkuara ditën e sotme me pjesëmarrësit në Madison, Wisconsin për të kryer injeksionin.
Universiteti i Wisconsin është një nga dhjetëra vendet e provave në SHBA për kandidatin e vaksinës, të bërë nga AstraZeneca në partneritet me Universitetin e Oksfordit të Mbretërisë së Bashkuar.
Prova e sotme do të shënojë fillimin e provës së fazës së tretë në SHBA për një vaksinë COVID-19, pas Moderna dhe Pfizer, shkruan ora news.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ushtron presion për të hulumtuar me shpejtësi mbi një vaksinë, para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.