×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga viti 2010 mbi 1300 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Punëve të Brendshme kanë prezantuar raportin “Dekada e sigurisë 2010-2019”. Sipas këtij raporti, numri i përgjithshëm i aksidenteve në vend nga viti 2010 e deri në vitin 2019 ka shënuar rënie për mbi 21%.

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se nga viti 2010 deri në vitin 2019 në Kosovë si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 1317 persona, kurse mbi 536 mijë persona kanë pësuar lëndime.

    Ai tha se si ministri do bëjnë identifikimin e rrugëve më të rrezikshme dhe “pikave të zeza” në trafikun rrugor me qëllim që të ketë reagim më të shpejt.

    Abrashi: Prej 2010 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1317 persona

    “Nga viti 2010 deri në vitin 2019 në rrugët e Kosovës kanë humbur jetën 1317 persona dhe janë lënduar mbi 536 mijë persona, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe dhimbje të pallogaritshme për të afërmit dhe viktimat… Shpejt do të bëjmë rishikimin e strategjisë rrugore 2016-2020 apo draftimin e strategjisë së re sepse strategjia aktuale ka një plan të veprimit të skaduar”, theksoi ai.

    Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu tha se ngritja e sigurisë në rrugë ka avancuar nga viti në vit, por që gjithmonë duhet të shtohet kujdesi institucional karshi këtij shqetësimi.

    Sipas Veliut, gjatë vitit 2018-2019 numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rritje për 2.9 për qind.

    Veliu: Për periudhën kohore 2018-2019 kemi rritje të aksidenteve

    “Siguria në rrugë ende kërkon vëmendje të shtuar të institucioneve tona relevante. Gjendja e sigurisë rrugore për periudhën janar-dhjetor 2018-2019 edhe pse ka pasur përmirësime megjithatë në disa elemente ka pasur edhe ngritje të shifrave, vërehet se numri i përgjithshëm i aksidenteve në këtë periudhë kohore ka shënuar ngritje për 2.9 për qind, aksidentet me dëme materiale ka shënuar po ashtu ngritje për 5.6, kurse numri i aksidenteve me lëndime ka shënuar një rënie për fat të mirë prej 1.2 % duke e lënë në nivel të njëjtë numrin e aksidenteve me fatalitet. Numri i kundërvajtjeve ka shënuar rritje për 11.4 për qind”, tha Veliu.

    Kurse, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj deklaroi se policia me qëllim të rritjes së efikasitet në planin zhvillimor 2016-2020 sigurinë rrugore e ka renditur si objektivin numër një.

    Ndonëse sipas tij gjendja në trafik është më e mirë tani sesa vitet e mëhershme.

    Qalaj: Raporti në mes aksidenteve fatale dhe vrasjeve qëndron 5 me 1

    “Numri i kundërvajtjeve të shqiptuara që janë paraparë pikë negative në total pra në vitin 2018-19, është 32 mijë e 962, kurse ndalimi i ngasjes së motorëve motorik është 13 mijë e 904 dhe normalisht i kemi disa kundërshtime meqenëse qytetarët kanë të drejtë ankese të kundërshtojnë gjatë kësaj periudhe kohore i kemi shqyrtuar 4 mijë e 423 kundërshtime të qytetarëve… 14;’15 Si e kemi gjendjen në trafik, edhe pse është shumë më mirë se në të kaluarën, por nëse i krahasojmë aksidentet fatale në trafik dhe numrin e vrasjeve që e kemi në nivel vendi për një vit atëherë mund të themi se raporti është 5 me 1, 5 aksidente fatale në raport me 1 vrasje në vendin tonë”, tha Qalaj.

    Kurse, Fejzullah Mustafa nga Departamenti i Këshillit Koordinues për Siguri në Rrug tha se është zvogëluar numri i aksidenteve të përgjithshme për 21.11%, ndërsa viti 2012 ka qenë viti me rrezikshmërinë më të lartë.

    Gjatë kësaj periudhe numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur në regjionin e Prishtinës me 30 për qind, kurse rrugët urbane janë rrugët më të rrezikshme.

    Mustafa: Kemi ulje të aksidenteve të përgjithshme mbi 20%

    “Në raportin e ‘Dekadës…’ shihet qartë se kemi një zvogëlim të aksidenteve të përgjithshme diku rreth 21.11 për qind krahasuar nga viti 2010 deri në vitin 2019, ku viti më i rrezikshëm dhe më i keqi ka qenë viti 2012 me 19 mijë e 754 aksidente, kurse viti më i mirë ka qenë viti 2018 me 15 mijë e 741. Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi një rritje të vogël për arsye të vetëdijesimit të qytetarëve…viti 2012 ka qenë vit i rrezikshëm sa i përket aksidenteve sepse në vitin 2012 ka filluar importi i automjeteve”, deklaroi Mustafa.

    Nënkolonel Jeton Rexhepi i cili është edhe drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër tëPolicisë së Kosovës tha se nga janari deri në qershor të këtij viti ka rënie të të gjitha aksidenteve në Kosovë.

    Ai tha se brenda një viti në Kosovë humbin jetën 140 persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

    Rexhepi: Në vitin 2020 ka rënie të të gjitha aksidenteve

    “Periudhën e janar-qershor 2020 krahasuar me vitin 2019 kemi rënie të të gjitha aksidenteve qoftë me fatalitet, qoftë me persona të vdekur i kemi 15 persona më pak sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar apo 34%, kemi 760 persona të lënduar më pak apo 16 për qind, dhe kemi 927 aksidente më pak apo 14.2 për qind”, tha ai. 

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.