×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga shtatori mund të fillojë mësimi i pjesshëm në shkolla

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Kur ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor Ministria e Arsimit ende nuk e ka të qartë se si do të fillojë procesi mësimorë.

    Një opsion që po diskutohet e po përkrahet edhe nga SBASHK-u është rikthimi i pjesshëm në shkollë.

    MASHT në një përgjigje për RTV Dukagjinin thotë se aktualisht në plan është rikthimi i nxënësve në ambientet shkollore por nuk përjashtohet as opsioni për mësim nga distanca.

    “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në plan të parë ka rikthimin në ambiente shkollore, dhe për këtë po bëhen përgatitje maksimale që mësimi të filloj në mënyrë të rregullt. Megjithatë, për shkak të gjendjes së pandemisë MASHT është e përgatitur që të fillojë edhe mësim alternativ (mësim në distancë) për nxënësit”, thuhet në përgjigje, përcjell Telegrafi.

    Edhe për SBASHK-un duhet të shqyrtohet mundësia e rikthimit në ambiente shkollore qoftë edhe pjesërisht.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala thotë se për komunën më e arsyeshme shihet rikthimi i pjesshëm në shkolla.

    “Mendohet se mësimi me gjysmë klase do të kishte qenë ideale sidomos për klasat e ciklit të ultë pra klasat 1, 2, 3. Të bëhet një orar që një ditë të vijë një pjesë e klasës ndërsa ditën tjetër pjesa tjetër e klasës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shpresa Shala.

    Por si Komuna e Prishtinës nuk mendon edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, i cili mundësinë e rikthimit të pjesshëm në shkolla nuk e sheh si efektiv.

    “Unë nuk besoj në rikthim gjysmak, rikthimi duhet të jetë i plotë ose mësimi të vazhdohet nga distanca. Në momentin kur fëmija ekspozohet ndaj ambientit shkollor atëherë është i pa arsyeshëm që mësimi të kufizohet në një orar të shkurtuar”, deklaroi Qehaja.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.