×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga KQZ tregojnë se në cilin vit ka qenë numri më i madh i kandidatëve për deputetë

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Për dy dekada në Kosovë, janë organizuar shtatë procese zgjedhore. Ndërkohë që këto të 14 shkurtit, të cilat janë edhe të parakohshme, janë të tetat me radhë. Numri më i madh i kandidatëve të certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje ka qenë në vitin 2001, ndërsa më së paku kandidatë ka pasur në vitin 2017.

    Në orën 18:00 të së shtunës, ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë për certifikim për garën e 14 shkurtit. Janë 28 subjekte politike të cilat kanë dorëzuar listat për aplikim, ndërkaq numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të këtyre subjekteve politike është 1079.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tregn, se sa ka qenë numri i kandidatëve për deputetë gjatë këtyre dy dekadave.

    “Gjatë dy dekadave në Kosovën e lirë, janë organizuar 7 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Zgjedhjet e 14 shkurtit janë të tetat me radhë për Kuvend. Gjatë proceseve të kaluara zgjedhore me mijëra kandidatë janë çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të cilët kanë garuar për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Numri më i madh i kandidatëve ka qenë në zgjedhjet për kuvend në vitin 2001 (1 333 kandidatë), ndërsa më së paku kandidat ka pasur në zgjedhjet e vitit 2017 (971 kandidatë)”, thotë Elezi.

    Ndërkohë, Elezi flet edhe për numrin e subjekteve politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kuvend gjatë këtyre vjetëve. Siç tregon ai, në vitin 2004 ka qenë numri më i madh i subjekteve politike të certifikuar.

    “Numri i subjekteve politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kuvend gjatë këtyre dy dekadave ka qenë pothuajse i përafërt në çdo proces zgjedhor. Nuk ka pasur dallime të mëdha nga njëri proces zgjedhor në tjetrin. Më së shumti subjekte politike të çertifikuara kemi pasur në vitin 2004 (33 subjekte), ndërsa më së paku në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit 2019 (25 subjekte)”, ka shtuar ai.

    Deri të hënën do të dërgohen listat në gjashtë institucione të tjera për verifikimin e këtyre kandidatëve. Ndërsa, më 1 shkurt do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.