×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nga Adriatiku në Jon, këtu mund t’i kaloni pushimet përrallore në Shqipëri

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Këto janë pamjet përrallore ku vendasit dhe turistët e huaj mund të shijojnë përgjatë qëndrimit të tyre në rivierën shqiptare. Shumë prej tyre, tashmë janë të njohura për pushuesit që kanë zgjedhur deri më tani bregdetin shqiptar.

    E nisim nga perëndimi, aty ku gjithçka frymon shqip. Plazhet buzë Adriatikut dhe Jonit, rëra dhe hotelet ofrojnë një potencial turistik që përveç pushimit disa ditorë, aty mund të shijosh edhe aventura të ndryshme për t’i mbajtur gjatë në kujtesë.

    Megjithëse, në fillim përhapja e pandemisë ndikoi në uljen e numrit të turistëve, pronarët e hoteleve në Shqipëri arritën që nëpërmjet masave të ndërmarra anti-Covid dhe ofertave joshëse për turistët, të rikthejnë sërish vëmendjen ndaj rivierës shqiptare, shkruan Front Online. 

    Vështirësitë që kanë hasur i tregon më së miri pronari i një prej hoteleve në Durrës, Astrit Ismajli.

    “Sezoni turistik këtë vit në fillim në tij ishte në vështirësi, ishte në kolaps. Por, në bashkëpunim me kompaninë turistike me Sharr Travel dhe me mediat është bërë një punë shumë e madhe për sensibilizimin e të gjithë turistëve që në Shqipëri mund të bëhet turizëm këtë vit”, ka thënë Ismajli.

    Për të njëjtat vështirësi flet edhe pronari i një hoteli tjetër në Durrës, Fatos Cerenishti.

    “Tani falë bashkëpunimit që e kemi pasur me agjencitë turistike kosovare, por edhe me partnerët tanë që kemi bashkëpunim 4-5 vjeçar kemi arritur që të mbushim deri në 80% të kapaciteteve tona”, tha Cerenishti.

    Bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet kompanisë turistike nga Prishtina, “Sharr Travel” dhe hoteleve në Shqipëri, ka bërë që edhe për këtë vit të gjithë qytetarëve nga Kosova t’u mundësohet një sezonë turistike me një çmim shumë më të lirë.

    “Çështja e udhëtimet për qytetarët nga Kosova për në bregdetin e Durrësit, është tashme e zgjidhur, sepse janë shumë kompani që mbajnë linja të rregullta jo vetëm gjatë zezonës verore por edhe dimërore. Çmimet janë shumë të lira. Të flasim për një biletë 10 euro, ky është një çmim shumë i lirë”, ka bërë të ditur Kurtishaj, shkruan Front Online. 

    Llogara e cila ndan Adriatikun me detin Jon, mbetet vendi ku të gjithë ndalën për parë këtë lartësi mbidetare.

    Pamja mahnitëse që jep kjo pjesë e Shqipërisë, gjallëron ndjenjën e atdhedashurisë në gërshetim me bukuritë e pashteruara që të përcjellin në çdo cep.

    Këtë pamje ta jep edhe jugu i Shqipërisë.

    Vlora, Saranda e Jala të japin ndjesinë se gjendesh në një planet tjetër.

    Bukuritë përrallore të kësaj pjese shqiptare, mbesin gjatë në kujtesën e çdo turisti.

    Prej atje flet për atraksionet historike që Vlora ofron, kryebashkiaku Dritan Leli, i cili ka edhe një thirrje.

    “Kemi bërë investimin më të madh në Vlorë. Vija bregdetare pastaj mbetet ndër më të frekuentuarat në Shqipëri. Njësit e shërbimit, restaurantët dhe hotelet janë ndër më të shkëlqyerat, dhe thirrja për të gjithë, për të zgjedhur Vlorën si destinacion turistik”, përmendi vetëm disa prej atraksioneve historike kryebashkiaku lliueli.

    Plazhet e jugut edhe për këtë vit mbeten të preferuara nga të rinjtë që dashurojnë̈ festat, shoqërinë dhe muzikën pranë̈ detit.

    E veçanta e kësaj pjese të Shqipërisë, mbeten kampingjet buzë detit të rrethuar nga malet. Aty ku të rinjtë, mund të përjetojnë momentet më të bukura pranë detit Jon.

    Për ofertat e arsyeshme që ky vend ofron, flet koordinatorja e social kamp, Boriana Selimi.

    “Me 65 euro me të gjitha tre vaktet e përfshira mëngjesi, dreka, darka dhe akomodimi në shtëpizat e drurit që ne ofrojmë. Si dhe 60 euro për pjesën e tendave për pjesën tjetër të tendave që ne ofrojmë me të gjitha vaktet e përfshira”, tha mes tjerash Selimi.

     Pas Jalës, shfaqet një mrekulli tjetër, “perla” e Jugut, Saranda, e cila sa vjen e frekuentohet më shumë nga turistë vendas dhe të huaj.

    Saranda ofron gjithçka për një pushues. Plazh super të pastër dhe cilësor, akomodim si dhe një larmi vendesh për t’u vizituar.

    Edhe këtu, përhapja e pandemisë ka ndikuar në uljen e numrit të vizitorëve. E, kjo ka bërë që hotelet në Sarandë të përgjysmojnë edhe çmimet për 50 për qind.

    Këtë na e konfirmon edhe Alma, pronarja e një hoteli në Jal.

    “Numri i vizitorëve nuk është sikur vitet e tjera. Kemi ulje të çmimeve pothuajse 50 për qind në krahasim me vitet e tjera. Ofertat që kemi ne janë 30 euro me tri vaktet e përfshira dhe akomodimin”, tha pronarja e hotelit në Sarandë.

    Edhe pse në kohë pandemia, Saranda deri më tani i ka mbijetuar rasteve të infektimit të qytetarëve me Coronavirus.

    Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka folur edhe për shkurtimin e rrugës që shpije për në Sarandë.

    Ai thotë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë turistët.

    “Është një mundësi shumë e mirë, jo vetëm për qytetarët nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe vendeve tjera që dëshirojnë të shohin dhe të prekin Sarandën. Jemi duke punuar fort bashkë me Qeverinë për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë e cila do ta shkurtojë për gati 45 minuta distancën ndërmjet Tiranës dhe Sarandës. Pastaj, afërsia e Sarandës me qytetet tjera do të jetë më e prekshme”, deklaroi Gurma.

    Ky udhëtim është mundësuar nga kompania turistike “Sharr Travel”. Të gjithë ju që dëshironi t’i rezervoni pushimet me çmime promocionale, vizioni zyrat e kësaj kompanie në Prishtinë, Prizren dhe Suharekë. “Sharr Travel” prej më shumë se dy dekadash është lidere në fushën e turizmit./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.