×
  • Lajme
  • Lajme

    Nexhmi Rudari thotë se tre nxënësit e prekur me Covid, qëndruan të izoluar

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    3 nxënës në komunën e Podujevës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit. Mirëpo kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari për IndeksOnline ka konfirmuar se të njëjtit ka një javë që nuk janë shfaqur në shkollë, meqë familjarët e tyre ishin të prekur nga Covid.

    Rrjedhimisht siç ka thënë Rudari për IndeksOnline, gjasa e shpërndarjes së infektimit nga këta nxënës nuk ekziston.

    “Po i kemi katër nxënës të infektuar. Në fakt gjëja e mirë është se ata kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, meqë në familjet e tyre ka pasur të infektuar dhe më shumë se një javë nuk kanë vijuar mësimin, me të marrë vesh që anëtarët e familjes janë pozitiv. Prej tyre nuk ekziston rreziku”, tha Rudari.

    Ai tutje ka sqaruar se për momentin nuk ka ndonjë arsye për tu mbyllur këto shkolla apo për të vijuar mësimin online.

    “Për momentin nuk kemi ndonjë arsye për të mbyllur shkoillat ose për të ndërruar skenarin e mësimit meqë ata nuk kanë pasur në kohën e fundit konakt me nxënësit dhe stafin mësimor”, theksoi Rudari.

    I pari i Podujevës ka bërë të ditur se mësimi në 65 objektet shkollore aq sa ka komuna e Podujevës po zhvillohet pa ndonjë problem, përjashtuar në tri objekte shkollore, e të cilat sic ka theksuar ai ende janë në fazën e renovimit dhe pritet të jetë të gatshme për të gjithë nxënësit nga e hëna.

    Ndryshe gjatw ditws sw djeshme janw regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.