×
  • Lajme
  • Lajme

    Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Doktori, Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë ua ka shkruar një letër politikanëve të Kosovës, ku ka shprehur mllefin e tij për situatën në të cilën gjendet Kosova.

    Blyta thotë se situata në Kosovë nuk është përgjegjësi e qytetarëve pasi ata mund të jenë të papërgjegjshëm.

    Sipas tij, barrën e përgjegjësisë për situatën ku gjendet sot Kosova duhet ta mbajnë liderët, të cilët duhet të punojnë të pakushtëzuar nga interesat personale apo partiake.

    “A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?”, ka shkruar mjeku kosovar në letrën e hapur drejtuar politikanëve.

    Letra e plotë pa ndërhyrje:

    Letër e hapur “liderëve” politik të Kosovës,

    Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpër çfarë situate po kalon vendi dhe njerëzit e saj. Vuajtje, dhembje, pikëllim i pa fund, i mijëra e mijëra bashkëkombësve. Parehati, shqetësim, ankth, frikë, zemërim i shumicës absolute të mbetur. Jemi në mes të sfidës e cila lëkundë themelin e ekzistencës fizike, si dhe kërcnon të ardhmën e vendit.

    Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderve” të saj.

    Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

    Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njejtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontrollë të përsonit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni. Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontrollë të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhë në kontrollë të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

    Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosoves situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve. Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetem obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijes dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider.

    A jeni në rregull? Çfar halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjën, vuajtjën, humbjën e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfar situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfar mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?

    Po fshiheni duke u arsyetuar pas kushtetutës, ligjeve, rregulloreve, rendit të ditës, të cilat i konsideroni si vlera. E keni humbur rrugën në oborr!

    Cila është vlera më e madhe e njeriut, nëse nuk është jeta dhe shëndeti i tij!

    Tradhtuat të ndjerët, të sëmuarit, punëtorët shëndetësor, tradhtuat të gjithë të tjerët, me përjashtim të vetes.

    Po mendoni se populli harron shpejtë, gabim e keni, kjo nuk do të ndodhë, jeta e njeriut është në pyetje, këtë qytetari nuk do ta haron. Dita e gjykimit do të vjen shumë shpejtë dhe si pasojë do t’ju hedh në shportë të historisë, aty ku e keni vendin, në pleh të saj.

    Turpi ju mbuloftë.

    Me mosrespektin më të madh,

    Dr. Afrim Blyta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.