×
  • Lajme
  • Lajme

    Netanyahu letër Kurtit: Të pres në Izrael për ta inauguruar Ambasadën në Jerusalem

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

    Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    “E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për  inaugurimin e saj”, ka shkruar Netanyahu.

    Njohja reciproke Kosovë-Izrael ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së Uashingtonit. Kosova ka vendosur që të vendos ambasadën në Jerusalem, gjë që ka ngjallur mjaft reagime.

    Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje për një vendim të tillë të Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem  ka pasur qëndrime të ndryshme.

    Glauk Konjufca ka thënë se nëse do të jetë kusht dhe kërkesë i Bashkimit Evropian, atëherë do ta shqyrtojnë një vendim të tillë.

    Edhe Haki Abazi kishte deklaruar se qëndrimi i Bashkimit Evropian ka shumë rëndësi për Kosovën rreth asaj se ku duhet vendosur ambasada, dhe sipas tij, Kurti duhet të ulet me Brukselin dhe Izraelin për ta zgjidhur atë që Abazi e konsideron ‘nyje’.

    “Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”, ka deklaruar Haki Abazi.

    Bashkimi Evropian ndërkohë e ka cilësuar si një vendim për keqardhje nga ana e Kosovës, duke qenë se Brukseli vazhdon ta njoh Tel Avivin si kryeqytet.

    “Në përgjithësi, është gjithnjë e mirëseardhur kur parterët tanë të jashtëm normalizojnë raportet mes tyre. Sidoqoftë, kur është fjala e hapjes së ambasadës në Jerusalem, ky është një vendim për keqardhje i Kosovës sepse e largon Kosovën nga qëndrimet e BE-së për statusin e Jerusalemit” kishte deklaruar Peter Stano.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë...
    Lajme26 Prill 2024
    Komisioni Hetimor Parlamentar në mbledhjen e radhës ka diskutuar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Shtime ku ka thënë se ka takuar disa biznese në të...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Naim Çelaj, avokati...
    Sport26 Prill 2024
    Klubi anglez, Arsenali thuhet se është gati ta shesë mesfushorin ganez, Thomas Partey dhe tashmë dihet edhe çmimi i tij. Sipas mediumit Football...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.