Nesër do të mbahet takimi kryesor midis kryetarit të partisë BDI, Ali Ahmeti dhe të LSDM-së, Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një Qeveri të re në Maqedoni të Veriut.
Lajmin e ka bërë të ditur BDI-ja në një komunikatë për media.
Duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të vënë shpejt në veprim institucionet kryesore në vend për të adresuar sfidat shëndetësore dhe ekonomike që lidhen me Covid-19, nesër do të mbahet një takim kryesor midis kryetarëve Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar. Duke pasur parasysh pritjet e qytetarëve për një marrëveshje të shpejtë përfundimtare, në ditët në vijim shpresojmë të vazhdojë seanca konstitutive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Zaev para disa ditëve u mandatua për të formuar Qeverinë e re.