Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër hyjnë në fuqi tarifat e reja të energjisë, kaq do t’ju shtrenjtohen faturat

    FrontOnline
    31 Mars 2023

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenta për mbi 15 përqind.

    Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

    Nga ZRRE kanë dhënë detaje edhe se si do të reflektohet kjo rritje në faturat mujore.

    “Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

    Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit.

    Kryesuesi i Bordit të ZRRE’së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se vendimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 përqind, është një rritje minimale për të siguruar energji elektrike të vazhdueshme për këtë vit dhe 3 muajt e parë të vitit të ardhshëm.

    Ai theksoi se po të mos kishte ndodhur kjo rritje atëherë do të ishim përballur me reduktime të rrymës.

    “Kjo rritje është rritje minimale për të reflektuar që të kemi energji elektrike të vazhdueshme për tërë këtë vit, dhe 3 muajt e vitit 2024. Konsumatorët të cilët shpenzojnë deri në 350 kw rritja do të jetë për një muaj rreth 3 euro. Konsumatorët të cilët shpenzojnë më shumë se 600 kë do të paguajnë rreth 5 euro e 50 cent.

    Po aktualisht edhe propozimi i bordit ishte që të kemi rritje lineare, pra njëjtë edhe për ata që shpenzojnë nën dhe mbi 800 kw. Ata që konsumojnë 1000 kw, mund të shpenzojnë mbi 800 kw, fatura do të rritet për rreth 10 euro. Ne kishim mundur që ta ndalojmë këtë rritje, mirëpo pastaj do të kishim reduktime. Pra është e domosdoshme kjo rritje që të mos kemi ndërprerje të energjisë elektrike”, tha Fejzullahu.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e...
    Lajme30 Maj 2023
    Gazetarët që po i përcjellin nga afër ngjarjet në veri të vendit janë sulmuar në Leposaviq. T7 raportoi se gazetarët janë sulmuar...
    Të tjera
    Kronika30 Maj 2023
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Fushë Kosovë. Në vendin...
    Lajme30 Maj 2023
    Janë ndaluar për 48 orë dy nga pesë të arrestuarit e mbrëmshëm për sulme me mjete shpërthyese ndaj ushtarëve të KFOR0-it, policisë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    “Kina mbështetë përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e këtij...
    Lajme30 Maj 2023
    Ka nisur gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Sot pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë, i njohur me kodin një. Deri më tani në...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën...
    Lajme30 Maj 2023
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.