×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse fejoheni ose martoheni këtë vit, mos bëni këto gabime që bëjnë çiftet kur zgjedhin unazat

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Pjesa më e madhe e vajzave ëndërrojnë ditën e fejesës apo martesës si një ditë të jashtëzakonshme dhe s’ka pse të mos jetë e tillë. Por përpara kësaj, është shumë e rëndësishme t’i jepni kohë vetes që disa gjëra t’i bëni siç duhet. Është shumë e rëndësishme të mbani një sy hapur rreth këtyre gabimeve që bëni sa herë që blini unazën e fejesës (martesës). Ja cilat janë gabimet e çifteve:

    Presin deri në momentin e fundit

    Në një kohë kur mund të jeni duke pritur të vijë dita e madhe, ditë pas dite mund të jeni afër zyrtarizimit të lidhjes, kështu që sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë duhet t’i jepni kohë vetes për të vizituar sa më shumë dyqane dhe për të zgjedhur në fund më të mirën.

    Nuk e mendojnë buxhetin

    Si çdo gjë që ka lidhje me një ditë të rëndësishme, ju duhet të uleni si çift dhe të jeni realist për shpenzimet që do të bëni edhe për unazat.

    Zgjedhin diçka shumë trendy

    Trendet vijnë dhe ikin dhe mund të jetë mjaft e thjeshtë për t’u orientuar nga të famshmit cilat janë unazat më në modë. Por në ndryshim nga shumë prej yjeve, juve ju duhet të zgjidhni një unazë për shumë vite që do të vijnë, kështu që është mirë të zgjidhni diçka që t’i rezistojë kohës, por edhe të shkojë me unazën e fejesës.

    Harrojnë stilin e tyre të jetesës

    Dëshironi të dilni dhe të bëni jetë sociale, të shëtisni apo të kaloni kohë me miqtë? A bëni shumë punë punë me duar edhe në shtëpi? Preferoni të shkoni shpesh në palestër? Këto të gjitha duhen menduar para se të zgjidhni unazën – ju nuk doni diçka delikate që mund të dëmtohet lehtësisht.

    Mendojnë se partneri ka shumë

    Nëse ti dhe partneri yt keni shije të ndryshme – mos u shqetëso – nuk është nevoja për të pasur marka pa fund. Bizhuteritë duhet të jenë reflektim për stilin tuaj unik dhe personalitetin dhe nëse është kjo ajo që kërkoni çdo ditë, atëherë mund të jetë treguese e dashurisë suaj të vërtetë.

    Blejnë online

    Ndërsa është më lirë t’i blesh unazat online, ky është një investim jo pak i vogël, për më tepër që unaza është një artikull që do ta shohësh në duart e partnerit para se të zhvilloni ceremoninë. Duhet të vizitosh paraprakisht një dyqan bizhuterish (pyet familjen dhe miqtë për rekomandime të mëtejshme) që mund të të orientojë për të bërë zgjedhjet e duhura dhe me kualitet të lartë. Nëse duhet të blesh patjetër online, sigurohu që të gjesh një faqe të kontrolluar dhe të liçensuar.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Prill 2024
    Dashi Horoskopi i datës 25 prill 2024 nga Christine Haas Priten të vijnë çaste shume të bukura sot. Shfrytëzojeni çdo moment sa...
    Lifestyle25 Prill 2024
    Karotat janë të mbushura me karotenoide dhe studimet kanë vërtetuar se konsumimi i tyre zvogëlon intensitetin e djegies nga diellit. Mirëpo përveç...
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.