×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Prishtinës: Ka pasur tendenca për ta futur Prishtinën në karantinë

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaj, nga sot i janë kthyer masave kufizuese që u vendosën një ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me virusin Covid-19, në këto qytete.

    E këto masa janë mirëpritur nga udhëheqësit komunal. Nënkryetari Prishtinës, Muhedin Nushi, në një prononcim për Front Online, ka thënë se rikthimi i masave kufizuese ka qenë vendim i duhur.

    “Jemi në kontakte të vazhdueshme me të infektuarit dhe këto masa të cilat Qeveria dje i ka vendosur, janë masa të mirëseardhura, sepse fatkeqësisht numri i të infektuarve është në rritje e sipër. Normal që nuk jemi të kënaqur me karantinimin sepse nuk jemi të interesuar që të kthejmë kryeqytetin të karantinuar por që kjo masa nga ora 21:00 deri në 05:00, mendoj që është një masë që duhet të respektohet nga qytetarët dhe nga bizneset”, ka thënë  Nushi për Front Online

    Sipas tij, masat e vendosura e kanë për qëllim që ta ngadalësojnë numrin e të infektuarve në kryeqytet.

    “Qëllimi i këtyre masave nuk është që të ndalojmë virusin. Virusin nuk mund ta ndalojmë ose ta eliminojmë. Qëllimi është ta ngadalësojmë këtë ritëm të të infektuarve  në qytetin tonë.

    Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë për Front Online, se përgjatë javës së kaluar ka pasur tendenca nga Qeveria dhe institucionet tjera shëndetësore, që ta fusin Prishtinën në karantinë.

    “Të martën e kaluar ka pasur tendenca ose tentime që kryeqyteti të futet në karantinë, por që u kemi kërkuar që të presim vetëm edhe pak kohë, me shpresë që situata do të ndryshojë.  Pa marr parasysh të gjitha këto, masat e mbrëmshme janë masa restriktive dhe ajo çfarë neve na ka pëlqyer edhe më shumë, është që na janë plotësuare edhe kërkesat, rekomandimet dhe dëshirat tona që si Komunë  e Prishtinës i kemi shpalosur paraprakisht para një muaji përmes 8 pikave rekomanduese, në mënyrë që të bëhet edhe decentralizimi i testimeve”, ka thënë ai.

    Kështu për të mos e rikthyer karantinën në kryeqytet, ai u ka bërë thirrje prishtinasve që të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore dhe shëndetësore.

    “I lus qytetarët që t`i respektojnë masat dhe të mos e detyrojnë Qeverinë që të na kthejë mbrapa, sepse ne si komunë nuk e duam kthimin mbrapa. Le të mbajnë maskën dhe distancën 1.5 ose 2 metra”, ka thënë Nushi.

    Nënkryetari i Prishtinës: Lufta me Coronavirus na pret deri në fund të vitit

    Coronavirusi mund të mos largohet deri në fund të vitit. Kështu ka pohuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili në një deklaratë dhënë për Front Online, ka thënë që numri i të infektuarve mund të ulet por jo edhe të zhduket në tërësi virusi.

    “Ne kemi qenë i vetmi shtet në rajon që i kemi pasur të centralizuara këto punë, prandaj decentralizimi luan rolin e vet dhe besoj shumë që do të vjen deri tek ulja e numrit të të infektuarve por assesi deri tek zhdukja  e virusit, sepse kjo luftë do të na pret së paku deri në fund të vitit”, ka thënë ai.

    655 raste aktive në Prishtinë, Nushi: Mos bëni panik, jemi mirë krahasuar me rajonin

    Prishtina së fundmi ka shënuar rekord të rasteve të paraqitura me Coronavirus. Sipas Nushit, kryeqyteti aktualisht ka 655 raste aktive me virus.

    “Kryeqyteti, respektivisht Komuna e Prishtinës aktualisht ka 900 të infektuar. Deri më tani në total janë 655 raste janë aktive. 241 raste janë shëruar ndërsa kemi edhe 4 raste për fat të keq me fatalitet”, ka thënë ai.

    Bazuar në këto të dhëna, sipas tij, Prishtina ka një përqindje shumë më të vogël të infektuarve me Coronavirus, nëse krahasohet me vendet e rajonit.

    “Bazuar në numrin e popullsisë me përqindje i bie që vetëm 0.45% e popullsisë së Prishtinës, janë të infektuar me Coronavirus, e që është një përqindje shumë e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit, ose me kryeqytetet e tjera të rajonit. Prandaj këtë të mos e marrim si panik por vetëm të jemi më të kujdesshëm në zbatimin  e rekomandimeve”, ka thënë ndër të tjera nënkryetari i kryeqytetit.

    Prishtinë: 18 punëtorë shëndetësorë me Coronavirus, 54 në vetizolim

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, në një deklaratë për Front Online, ka konfirmuar se deri më tani 18 punëtorë shëndetësorë janë të prekur me Coronavirus në Prishtinës.

    “Komuna e Prishtinës vetëm punëtorë shëndetësorë i ka të infektuar 18 të tillë dhe diku 54 të tjerë në vetizolim deri në marrjen e rezultateve të testeve”, ka potencuar ai.

    Me vendosjen e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, sipas Nushit, pritet të bëhen edhe testet serologjike, e që fillimisht janë propozuar nga paria i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

    “Ne kemi propozuar pikërisht këtë lloj të testimit serologjik, dhe në vendimin që është propozuar nga Qeveria, dhe që është aprovuar nga Qeveria është që këto teste serologjike do të kryhen edhe në institucione shëndetësore tjera por edhe në klinika tjera private. Decentralizimi i ofrimit të këtyre shërbimeve përfshirë këtu edhe testimet”, ka deklaruar ai.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po refuzon ta pranojë humbjen dhe po e zvarrit procesin e konstituimit...
    Lajme28 Maj 2025
    Mendimi për motin – 28.05.2025 Vransirat dhe të reshurat përfshinë vendin që në orët e mëngjesit të ditës së enjtë. Herë herë...
    Lajme28 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari për FrontOnline ka folur pas deklaratës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila gjatë një vizite në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Friedrich Merz, kancelari gjerman, ka bërë të ditur se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë të prodhuara...
    Sport28 Maj 2025
    Barcelona po ndërmerr hapa drejt transferimit të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford. 27-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga klubi, ndërsa...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar vizitën e saj të fundit në Kosovë dhe anulimin e konferencës për media, që...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi. Kremlini e...
    Kronika28 Maj 2025
    Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion kontrolli në kuadër të përpjekjeve për rritjen e sigurisë në...
    Vip28 Maj 2025
    Para disa dite më, Gjesti, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, ka bërë një veprim që nuk kaloi pa u vënë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.