×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit: Kush bie ndesh me parimet e partisë, s’ka vend aty!

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i komunës së Istogut, Haki Rugova, i ka quajtur të pavërteta deklaratat e kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar mbrëmë se është manipuluar procesi i votimit lidhur me shkarkimin e saj nga të gjitha pozitat që kishte në këtë parti, raporton Front Online.

    Rugova në një prononcim për “Front Online” ka thënë se i gjithë procesi i votimit për shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së LDK-së, ka qenë transparent.

    “Ajo me vota të Këshillit të Përgjithshëm është shkarkuar. Votat e anëtarëve të Këshillit kanë qenë krejt korrekte. Procesi ka qenë transparent, jo i manipuluar. Ka qenë i saktë”, ka deklaruar Rugova për Front Online.

    Për të gjithë ata anëtarë që bien ndesh me parimet e kësaj partie, Rugova tha se nuk do të jenë më pjesë e LDK-së.

    “Ai që bie ndesh ndaj parimeve apo qëndrimit të LDK-së dhe vendimeve të Këshillit, ai nuk do të jetë më pjesë e LDK-së.”, ka pohuar më tej nënkryetari i LDK-së.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ditë më parë i është drejtuar Kryesisë së LDK-së me një letër, ku ka kërkuar gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit të saj, përfshirë rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

    Lidhur me këtë Rugova i ka thënë Front Online, se një gjë e tillë është e pamundur, pasi sipas tij vota është e fshehtë.

    Ai madje ka krahasuar edhe procesin e zgjedhjeve lokale me atë të shkarkimit të Osmanit.

    “Vota e fshehtë nuk bëhet publike. Vjosa i din votat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. As unë nuk mund të dal t’i kërkojë votat se kush më ka votuar apo jo. Ka qenë proces pa asnjë shkelje. Nuk ka pasur asnjë lloj presioni mbi anëtarët e LDK-së se çka duhet të votojnë apo jo”, tha në fund Rugova. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2025
    Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e sheh Kosovën si pjesë të komunitetit perëndimor në të ardhmen....
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se niveli lokal është dukshëm më...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe...
    Lajme25 Prill 2025
    Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Shtime një portofol që e kishte gjetur në rrugën “Përparim...
    Bota/Rajoni25 Prill 2025
    Ka vdekur  Alajdin Sulejmani, 30-vjeçari nga Haraçina, i cili ishte plagosur sot gjatë ditës nga arma e zjarrit në afërsi të Stacionit...
    Lajme25 Prill 2025
    Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.