Një person është arrestuar mbrëmë në Skenderaj.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Në raport thuhet se një grua nga Skenderaj ka raportuar se vajza e saj e mitur po takohet me një person pa pëlqimin e prindërve.
I dyshuari është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarit.
“Skenderaj, Mitrovicë Mars-Tetor 2020 – NN. Ankuesja f/k raporton se vajza e saj e mitur takohet me një person pa pëlqimin e prindërve. Me 22.10.2020 është paraqitur në polici i dyshuari m/k i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.