×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Shqipëri vdes një 34-vjeçare e infektuar me coronavirus

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Një grua në Shqipëri, 34 vjeçe, e infektuar me koronavirus, ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës.

    Marieta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik, dha më shumë detaje:

    “Një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi], e shtruar në shërbimin infektiv [në Tiranë] prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë”.

    Me këtë rast, numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 47.

    Dervishi po ashtu bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet në Shqipëri kanë kryer 347 teste për koronavirus, prej të cilave 67 kanë dalë pozitive.

    “Vazhdon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Dervishi.

    Numrin më të lartë të të infektuarve ditorë e ka Kruja me 18 raste; 16 të prekur janë në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje dhe nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.

    “Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja”, tha Dervishi.

    Sipas saj, në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë nga koronavirusi – në mesin e tyre: 7 mjekë dhe infermierë.

    Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Shqipëri shkon në 1,217.

    Aktualisht në këtë vend janë 850 raste aktive me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. /rel/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.