Sonte në Prishtinë janë paraqitur 21 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se këto rezultate vijnë nga 126 teste të realizuara.
Gashi thotë se dje kanë rezultuar pozitiv edhe dy fëmijë të çerdheve ndërsa sipas tij gjatë ditës së nesërme do të testohen edhe fëmijë tjerë, përcjell Telegrafi.
“Sot janë përpiluar listat dhe nesër do të testohen edhe fëmijët e këtyre klasave dhe edukatoret e tyre. Fëmijët janë të çerdheve me bazë në komunitet që janë në partneritet mes Komunës së Prishtinës dhe komunitetit”.Gashi ka thënë se edhe nesër janë për testim rreth 100 qytetarët përfshirë edhe ata fëmijë.