×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Prishtinë 1192 raste aktive me Coronavirus

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka bërë të ditur se aktualisht në kryeqytet janë 1192 raste aktive me COVID-19.

    Gashi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se që nga 20 marsi 2020 e deri më sot në Prishtinë janë konfirmuar 1629 raste me coronavirus, ku prej tyre 416 janë shëruar dhe 21 kanë përfunduar me fatalitet.

    Gashi ka porositur qytetarët që të mbajnë maskën dhe t’i respektojnë vendimet e marra për parandalim të përhapjes së këtij virusi.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar,

    Përhapja e shpejtë e virusit dhe numri i shtuar i rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese!
    Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1629 raste me #covid19 prej të cilave 1192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
    Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
    Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
    Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
    Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

    Nga Rubrika
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se kjo parti do të vij edhe ndryshimi për pensionisët. Sipas tij në...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media. Sipas njoftimit për...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deri para pak kohësh, deputetja e Parlamentit Evropian nga radhët e të Gjelbërve gjermanë, Viola von Kramon, ka folur për rezultatet e...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për Ditën e Republikës...
    Lajme29 Tetor 2024
    Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se pas hetimeve disamujore, ka realizuar operacionin e koduar “Freeshopi”, ku janë arrestuar tre të dyshuar,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e tij, Mihane Haliti. Në një postimnë Facebook, Haliti tregon...
    Kronika29 Tetor 2024
    Një grua në Prishtina ka raportuar në polici se bashkëshorti me të cilin është në proces të shkurorëzimit, po i shkakton dhunë...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, për FrontOnline, thotë se në Kosovë ka punëtor që punon 300 orë...
    Kronika29 Tetor 2024
    Një 38 vjeçar nga Kosova është arrestuar derisa po tentonte të hynte në Shqipëri përmes pikë kufitare në Morinë. Ai ishte shpallur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.