×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Në Oprashkë të Istogut rrahet një serb, MKK thotë se nga shkurti ky është incidenti i 26-të

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Në fshatin Oprashkë të komunës së Istogut, ku dikur jetonin dikur rreth njëzet familje serbe, sot Petko Miletiq, i vetmi serb i kthyer dhe banor i këtij fshati, është rrahur nga shqiptarët, njofton përmes një komunikate Ministria për Komunitete dhe Kthim. Miletiq i rrahur është dërguar në Spitalin e Pejës për ekzaminime shtesë mjekësore, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në ambulancën lokale, i shoqëruar nga policia, theksohet në komunikatë. Miletiq pësoi lëndime trupore nga dy shqiptarë, ndërsa parandaloi prerjen e paligjshme të drurit në pronën e tij, dhe me atë rast telefoni i tij celular u vodh.

    Rritja e numrit të incidenteve në të vërtetë bën që shqetësimi ynë për mbijetesën e serbëve të kthyer po rritet me intensitet. Përpjekjet për të mbrojtur në një mënyrë institucionale ata që, pas kthimit të tyre, duan të jetojnë dhe të punojnë në pronat e tyre pa pengesa, bëhen plotësisht të pakuptimta pas çdo incidenti të përsëritur, shton komunikata.

    Ankesat pranë agjencive të zbatimit të ligjit, përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës, që mund të ndihmojnë në luftimin e këtij problemi, nuk do të ndalen derisa të jemi të bindur se çdo i kthyer në Kosovë është i sigurt. Është obligimi ynë moral të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’i ndihmuar të kthyerit të kapërcejnë këto kohë të vështira. Ne e kemi bërë atë në të kaluarën, po e bëjmë tani dhe do ta bëjmë atë.

    Heshtja dhe indiferenca ndaj incidenteve të sigurisë të këtij lloji, pjesërisht, nënkupton miratimin e tyre. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që autorët e këtyre veprave të gjenden dhe të ndiqen sa më shpejt të jetë e mundur, është thënë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

    Që nga shkurti, sipas informacioneve nga terreni të marrë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky është incidenti i 26-të me radhë.

    Nuk ka ndonjë njoftim nga policia e Kosovës për rastin.

    Në Kosovë sot festohet përvjetori i Çlirimit të vendit nga pushtimi i Serbisë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.