Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga COVID-19, për herë të parë që nga 22 shkurti, raporton agjencia ANSA.
Lombardia ka qenë një prej rajoneve që është prekur më së rëndi nga COVID-19. Në gjithë Italinë në 24 orët e fundit kanë vdekur vetëm tre persona nga COVID-19, po ashtu shifra më e ulët që nga shkurti.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali kanë vdekur 35.045 persona. Po ashtu janë regjistruar 219 të infektuar të rinj, ndërsa janë shëruar 143 pacientë.