×
  • Kronika
  • Kronika

    Në Komoran, çifti kapet me mbi 2 kilogramë marihunë në veturë

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Është arrestuar një çift, pasi që në veturën e tyre janë gjetur mbi 2 kilogramë marihuanë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona për veprën “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

    Sipas policisë deri te arrestimi i tyre ka ardhur pasi që të dielën në ora 23:30 në Komoran është ndaluar vetura e tipit “Golf 4”, me targa vendore dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 2.125 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

    “Është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën C në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale dhe një foli e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura Golf 4 me targa vendore dhe dy telefona”, thuhet në njoftim.

    Pas intervistimit të dyshuarit, një femër dhe mashkull me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

    Nga Rubrika
    Kronika20 Maj 2025
    Është arrestuar i dyshuari R.I., 32-vjeçar pasi i njëjti ka vjedhur një laptop të markës “Apple” një aparat fotografik profesional “Sony” dhe...
    Kronika20 Maj 2025
    Një 24-vjeçarit me inicialet E.Th. në Ferizaj gjatë kontrollit trupor nga policia i është gjetur një armë zjarri. “Më datë 20.05.2025, rreth...
    Kronika20 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka dalur me detaje për rastin e foshnjes së porsalindur e cila u gjet dje brenda një qese në...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e parë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se synon që Glauk Konjufcën ta bëjë ministër në rast se e formon qeverinë...
    Lajme20 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse nuk ka një marrëveshje me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Kurti...
    Lajme20 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që nesër...
    Bota/Rajoni20 Maj 2025
    Gjykata e Apelit në Novi Sad ka vendosur të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu...
    Lajme20 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga 2 muaj ndaj gjashtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.