KRU Prishtina ka njoftuar se nesër e pasnesër do të ketë ndërprerje të ujit dhe rrymës në lagjen Sofalia të Prishtinës.
“Për shkak të punimeve të planifikuara të KEDS-it, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Sofalia ” (vetëm pikat e larta që janë me sistem pompimi nga stacioni i pompave) se nesër, 12 shtator 2020 e shtunë duke filluar nga ora 23:00 deri ditën e diel (13 shtator 2020) në orën 11:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
Ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS do të ndikojë që, stacioni i pompave në lagjen Sofalia të mos jetë në funksion, për aq kohë sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike.
https://www.facebook.com/kurprishtina/posts/1693755497438735