×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kamenicë nxënësit nuk shkuan në shkollë, kanë përkrahjen e prindërve

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Vazhdojnë problemet në komunën e Kamenicës edhe në këtë vit të ri shkollor. Nxënësit të cilët kanë edhe mbështetjen e prindërve kanë bojkotuar procesin mësimor me arsyetimin se nuk duan që të transferohen në shkollat e tjera të cilat gjenden larg vendbanimeve të tyre.

    Kështu nxënësit nga fshatrat Kopernicë, Karaqevë e Poshtme, Busavatë, Shipashnicë e Poshtme dhe fshatit Petrovc nuk kanë vijuar procesin mësimor duke kundërshtuar zbatimin e reformës që është iniciuar nga kryetari i komunës Qëndron Kastrati.

    Sipas planit të komunës shkollat të cilat kanë numër të vogël të nxënësve do të mbyllen dhe nxënësit do të transferohen në shkollat të cilat kanë numër më të madh të nxënësve ndërkaq komuna do të mbulojë shpenzimet e transportit. Banorët janë të vendosur në kundërshtimin e tyre ndaj reformës mirëpo është Ministria e Arsimit e cila i ka dhënë dritën jeshile komunës që të vazhdojë me këtë reformë.

    Ish-ministrja e Arsimit, Hikmete Bajrami dhe kryetari i komunës së Kamenicës ishin pajtuar në shkurt të këtij viti që reforma të pezullohet vetëm në dy fshatra të Kamenicës që është fshati Koretin dhe Topanicë.

    Ata ishin pajtuar që reforma të implementohet për vendbanimet e tjera në këtë komunë.Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati në prononcimin për Kohën ka deklaruar se është i informuar se një pjesë e nxënësve nuk kanë vijuar procesin mësimor.Ai thotë se do të ndjekin rrugët ligjore me qëllim që vendimi për riorganizimin e shkollave të zbatohet.

    “Të gjitha shkollat janë hap dhe ka pasur nxënës. Por një pjesë e nxënësve prej lokacioneve të caktuara nuk kanë shkuar në shkollë. Mirëpo në ditët në vazhdim konform rregullimit qysh është e rregulluar ligjërisht ne do të veprojmë. Duhet ne të krijojmë kushte më të mira që nxënësit të kenë një edukim më të mirë” ka thënë ai.Ndërkaq kryetarët e fshatrave shprehen se komuniteti është i vendosur për refuzimin e reformës dhe se janë të vetëdijshëm edhe për pasojat. Kryetari i fshatit Shipashnicë e Poshtme, Asllan Dërmaku deklaron se prindërit refuzojnë që fëmijët e tyre të transferohen larg vendbanimeve ku ata jetojnë.

    Kritikon Ministrinë e Arsimit për lejimin e vazhdimit të reformës.“Nuk e kemi ndërmend që fëmijët të dërgohen në një shkollë tjetër. E kemi shkollën tonë në fshat edhe ka numër të mjaftueshëm të nxënësve. Reforma nuk ka kuptim. Qysh nuk ka faj Ministria e Arsimit a kanë njohuri për gjendjen faktike apo ndoshta flasin vetëm prej zyrave. Tek e fundit prindërit do të vendosen për fatin e fëmijëve të tyre” ka thënë ai.Ndërkaq kryetari i fshatit Petrovc, Xhavit Ajeti deklaron se prindërit kanë refuzuar që fëmijët e tyre të vijojnë procesin mësimor në një shkollë tjetër. Ai shpreson se në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm do të bëhet ndërrimi i pushtetit komunal dhe me këtë të anulohet edhe reforma.“Edhe një vit e ka mandatin si kryetar komune dhe ne do të presim, fëmijët nuk do t’i dërgojmë në Topanicë ashtu siç e parashohin ata. Dhe pasi të përfundojë mandatin atëherë besoj se një tjetër kryetar do të anulojë këtë reformë.

    Ministria e Arsimit le të zbaton reformën në tërë Kosovën ne do ta pranojmë. Dhe jo me ardh me bo eksperimente në Kamenicë me njerëzit e varfër. Ne nuk pranojmë me i dërgu në një fshat tjetër. Shkollën e kemi ndërtuar banorët dhe donatorët nga Zvicra dhe shkolla ka mbi 100 nxënës dhe nuk është e drejtë me i transferu diku tjetër” është shprehur Ajeti. Ndërkaq kryetari i fshatit, Karaqevë e Poshtme, Selver Lenjani deklaron se prindërit dhe nxënësit dëshirojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkollën “Asllan Thaqi”. Ai thotë se reforma e komunës nuk gjen zbatim.“Nuk do të lejojmë që nxënësit tanë të barten dhe të dërgohen në shkollat e tjera. Nuk ka kuptim kjo çfarë është duke bërë komuna. Dhe për këtë ne e kundërshtojmë njëzëri të gjithë banorët”, ka thënë Lenjani.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.