×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjinekologjinë e QKUK-së pritet të lindin së shpejti dy gra me koronavirus

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Tetë punëtorë shëndetësorë të Spitalit rajonal të Prizrenit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

    Mosidentifikimi i burimit të infeksionit ka bërë që Instituti i Shëndetit Publike të nisë gjurmimin e kontakteve të tyre, duke marrë 53 mostra për testim, në mesin e tyre pacientë dhe staf shëndetësor i Spitalit të Prizrenit.

    Në Klinikën Infektive 48 pacientë po vazhdojnë të trajtohen, ku 8 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje më të rëndë shëndetësore, raporton KTV.

    Numri i rasteve të konfirmuara ditëve të fundit, sipas infektologëve, tregon se Kosova ende nuk e ka kaluar fazën kritike.

    Në Kosovë deri më tani 6 shtatzëna janë konfirmuar me COVID-19. Njëra prej tyre, në javën e 35-të, gjendet në Klinikën Infektive.

    Brenda disa javësh, Klinika e Gjinekologjisë pritet të kryejë dy lindje të shtatzënave me koronavirus.

    Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, thotë se ende nuk është vërtetuar se virusi transmetohet te fetusi, duke shtuar se kanë përgatitur repart të veçantë për t’i kryer këto lindje.

    Në testimet e fundit, një fëmijë 2-vjeçar ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

    Zyrtarët në Istog kanë thënë se prindërit e fëmijës gjithashtu janë të prekur dhe dyshohet se ata u infektuan gjatë një varrimi dhe të pame që kishte ndodhur në Pejë.

    Deri më tani, në Kosovë me koronavirus janë të infektuar mbi 670 persona dhe mbi 160 janë të shëruar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.