Në ditën e çlirimit të Deçanit, reperi i njohur Arian Agushi, është nderuar me dekoratë nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
I njëjti ka publikuar momentin kur pranoi dekoratën nga Haradinaj, teksa ka thënë se është krenar që jeton në epokën e UÇK-së.
Sot pranova një dekoratë nga ish kryeministri Ramush Haradinaj, për nderë të ditës së çlirimit të Deçanit. Krenar që jetoj në epokën e UÇK-së. Faleminderit komandant”, ka shkruar ai në postimin e tij.