×
  • Lajme
  • Lajme

    Në cilat organizata ndërkombëtare u anëtarësua Kosova dhe cilat i synon?

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Për të rinisur bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

    Kosova është pajtuar që të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtarë, ndërsa Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar të martën gjatë një debati të Institutit Demokratik te Kosovës, se ka dakordim që deri më 27 qershor, Kosova të pushojë aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Me gjithë pengesat e shkaktuara nga fushata e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare e sportive. Disa nga ato janë:

    Banka Botërore
    Fondi Monetar Ndërkombëtar
    Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim
    Federata Botërore e Futbollit
    Federata Evropiane e Futbollit
    Komiteti Olimpik
    Organizata Botërore e Doganave
    Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA)
    Kosova nuk është anëtare e:

    Organizatës së Kombeve te Bashkuara
    Bashkimit Evropian
    Këshillit të Evropës
    Organizatës Botërore të Tregtisë
    Organizatës Botërore të Shëndetësisë
    Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
    Fushata e Serbisë ka penguar që Kosova të anëtarësohet në:

    Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL)
    Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO)
    Arritja e një marrëveshje eventuale gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rrjedhimisht një ulëse në Kombet e Bashkuara, do t’ia lehtësonte tërësisht Kosovës anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

    Fushata e Serbisë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës

    Serbia e udhëheqë fushatën e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës që nga viti 2017.

    Në emër të Serbisë, fushatën e ka udhëhequr ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

    Daçiqi ka deklaruar që 18 shtete i kanë tërhequr njohjet e Kosovës.

    Shtetet që i kanë tërhequr njohjet e Kosovës, sipas të dhënave të Serbisë: Sao Tome dhe Principe, Surinami, Guinea Bisao, Burundi, Liberia, Papua Guineja e Re, Lesoto, Komonuelthi i Dominikës, Grenada, Unioni i Komoreve, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone dhe Nauru.

    Si sukses i Serbisë është theksuar fakti që Kosova nuk është anëtarësuar në UNESCO dhe INTERPOL

    Shefi i diplomacisë së Serbisë ka thënë që ka vizituar 108 shtete për të biseduar lidhur me rishqyrtimin e pozicionit të tyre ndaj Kosovës.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Kosova nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara, sepse nga 193 shtete anëtare, shtetin e Kosovës e njohin 92 prej tyre dhe nuk e njohin 96 prej tyre. Ndërkaq, pesë shtete kanë “qëndrim fluid”.

    “Qëndrimi fluid”, sipas Daçiqit, do të thotë që ato shtete “kryesisht e njohin Kosovën, por më nuk votojnë për të”.

    Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel. Ai është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

    Kjo masë u zëvendësua me reciprocitet, por qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    Në tetor të vitit 2019, SHBA-ja emëroi Richard Grenellin, si të dërguarin e tyre për bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.