×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Bruksel shkon Avdullah Hoti, jo edhe Hashim Thaçi

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Në takimin e 25 qershorit në Bruksel do të shkojë kryeministri Avdullah Hoti, por jo edhe presidenti Hashim Thaçi.

    Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj brenda presidencës.

    Klan Kosova po ashtu ka mësuar se kryeministri kosovar në Bruksel do të takohet vetëm me përfaqësuesit europianë, por jo edhe ata të Serbisë.

    Në ndërkohë, shefi i qeverisë kosovare mbrëmjen e djeshme e ka treguar agjendën e këtij takimi.

    “Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister”.

    “Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Takimi i Brukselit do të mbahet dy ditë para takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Washington ku pritet të rifillojë dialogu mes të dyja vendeve.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Shumë shpejt pritet që Kosovës t’i shtohen edhe 350 policë të rinj. Kjo pasi që sapo është mbyllur konkursi i hapur nga...
    Lajme15 Korrik 2025
    Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji...
    Kronika15 Korrik 2025
    Policia e rajonit të Prizrenit, ishte goxha e ashpër me shkelësit e rregullave të trafikut. Afro 3 mijë gjoba janë shqiptuar në...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Sport14 Korrik 2025
    Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.  Kasa vjen tek Gjilani pas një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Porkuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim pasi një zyrtar public është kapur me ryshfet. Ai është arrestuar si zyrtar I...
    Lajme14 Korrik 2025
    Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.