×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Brazil 1.274 vdekje të reja nga COVID-19, në Meksikë 926 dhe 834 në Indi

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.274 vdekje, në Meksikë 926 dhe në Indi 834.

    Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 52.160 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.109.630 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 103.026 me 1.274 vdekje të reja, transmeton AA.

    Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 639.562 raste dhe 25.571 vdekje nga COVID-19.

    Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.243.124.

    Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

    Meksikë

    Ministria e Shëndetësisë e Meksikës njoftoi se me 926 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 53.929. Ndërkaq, me 6.686 raste të reja, është rritur në 492.522 numri i të infektuarve me COVID-19.

    Deri më tani, në vend janë shëruar 332.800 persona të prekur me COVID-19.

    Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt, ndërsa vdekja e parë më 119 mars.

    Indi

    Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 60.963 raste të reja, duke e rritur në 2.369.639 numrin e të infektuarve, ndërsa me 834 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, është rritur në 46.091 numri i viktimave nga COVID-19.

    Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.640.021.

    Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Task Forca e sapokrijuar për abuzimin në familje vlerëson se ka rreth 160 mijë fëmijë viktima të dhunës seksuale në Francë çdo...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi brenda Gazës, raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi brenda Gazës raportoi se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat...
    Të tjera
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryetarin e Budapestit, Karacsony Gergely. Rama bëri të ditur se ata biseduan për mobilitetin,...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të dy të dyshuarve për...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Paparaci.com ka marrë vesh nga burime të mirë informuara se Naim Murseli tashmë ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet të jetë femicid. Pas lajmit...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij, ka reaguar babai i tij, Shaban Murseli. Përmes...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve të Kosovë. Përmes një...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.