×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndizen qirinjë për mjekët dhe infermierët që vdiqën nga Covid 19

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Në nderim të 13 punonjësve shëndetësorë që vdiqën si pasojë e koronavirusit, janë ndezur qirinjë në gjitha institucionet shëndetësore.

    Organizuar nga Odat e Profesionistëve Shëndetësor, në nderim të jetërave të humbura të mjekëve, infermierëve dhe laborantëve, janë vendosur qirinjë në insitucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës si dhe janë fikur dritat në shumë shtëpi private në Republikën e Kosovës.

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pasi vendosi qirinjë tek Klinika Emergjente tha se janë shuar 13 jetë të punonjësve shëndetësorë, përfshirë mjekët, infermierët dhe laborantët që vdiqën si pasojë e virusit Covid 19.

    Ai tha se shprehë konsideratën për punën e tyre në shërbim të qytetarëve, në ruajtjen e shëndetit.

    “Por fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga  virusi Covid 19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen dhe njëherit edhe krenarinë për punën e tyre”, ka thënë ministri Armend Zemaj.

    Mesin e të vdekurve janë 7 mjekë, 5 infermierë dhe një laborant.

    Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj, ka shprehur dhimbjen e thellë për jetët e humbura të profesionistëve shëndetësorë.

    “Infermierët sikurse edhe punonjësit tjerë shëndetësorë që nga dita e parë janë në ballë të frontit, në luftë për shpëtimin e jetës së pacientëve. Në këtë luftë janë shuar edhe jetët e pesë infermierëve dhe një laboranti, të cilët kanë punuar gjatë tërë jetës së tyre në shërbim të pacientëve”, ka thënë Rrustemaj, kryetar i Odës së Infermierëve.

    Edhe qytetarë të shumtë, kanë respektuar thirrjen e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, duke fikur për disa minuta dritat në shtëpitë e tyre nga ora 21, si shenjë respekti për jetët e humbura të punonjësve shëndetësorë.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Gusht 2025
    Institucioni i Avokatit të Popullit, vitin e kaluar e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet R.B., i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri...
    Lajme13 Gusht 2025
    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës. Sipas Ismailit,...
    Të tjera
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se puna e parë që do të bëhet pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 gusht në koordinim me Prokurorinë në Pejë ka kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe...
    Sport13 Gusht 2025
    Skuadra kosovare, Drenica ka zbuluar transferimet e reja gjatë merkatos së verës. Në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar publikun me 12 transferimet...
    Lajme13 Gusht 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerëson se situata e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale,...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me...
    Lajme13 Gusht 2025
    Shenoll Muharremi, analist,  ka reaguar në emërimin e Mentor Hysenit në krye të ATK-së, duke thënë se krejtë qka dikur i luftonte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.