×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ndihma ndaj bizneseve/ Pesë dështimet e Avdullah Hotit

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    As pas 5 tentimeve, Kuvendi nuk ia votoi projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    E shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, nuk priti më.

    Në forcën e tij, për t`u dalë në ndihmë bizneseve të prekura nga pandemia Covid-19, vendosi të ndajë 60 milionë euro për to, shkruan Front Online.

    Mjetet u dhanë në bazë të listës së punëtorëve që këto biznese deklaruan në dhjetor të 2019 kur nuk kishte virus e as krizë ekonomike në vend.

    Me metodën e zgjedhur të kryqeveritarit s`po pajtohet Hekuran Murati i Vetëvendosjes.

    “Metoda e tillë është problematike sepse nuk ndihmon punëtorët, gjë që edhe do të duhej të ishte qëllimi, u shpreh ai për Front Online.

    Se Hoti nuk veproi drejtë e thotë edhe eksperti i ekonomisë, Musa Limani.

    Ai thotë se është dashur të bëhet një listë e re që do të ndihmonte bizneset që janë prekur shkaku i pandemisë.

    “Logjikisht nuk është e drejtë. Nuk ka vepruar drejtë. Është dashur të bëhet një listë e re që do të ndihmonte bizneset që janë prekur shkaku i pandemisë. Kështu stimulohen punëtorët që kanë qenë para pandemisë”, u shpreh ai për Front Online.

    Nga qeveria, topin për këtë, po e hedhin te Ministria e Financave.

    Nga ky dikaster pyetjes nëse pagesat do të duhet të bëheshin karshi ndonjë liste të bërë rishtaz iu përgjigjën me pyetje.

    “Kallxom t`i kur është deshtë me e ba”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Muharrem Shahini, shkruan Front Online.

    Shembulli se si duhej të ndodhte, në Vetëvendosje thonë se veçse ekziston.

    “ E në fakt do të duhej të ishte e kundërta – pra të mbështeten punëtorët në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu siç e ka bërë Qeveria Kurti me Pakon Emergjente Fiskale”.

    E që puna të mos vinte deri këtu do të duhej të miratohej projektligji për rimëkëmbje ekonomike, shkruan Front Online.

    I tilli kap vlerën e 385 milionë eurove derisa votimi i tij do t’iu mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.