Sport

Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 luhet në “Fadil Vokrri”, hyrja falas për tifozët

Ndeshja Prishtina – Trepça ’89 luhet në “Fadil Vokrri”, hyrja falas për tifozët
16:28 | 01 Tetor 2022

Prishtina ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (2 tetor) ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët”, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës.

Prishtina vjen në këtë takim pas barazimit të arritur me Dritën me rezultat 0:0 (ndeshje e mbetur e xhiros së tretë)./FrontOnline/

Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete

Të tjera