×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndërpriten lidhjet ushtarake dhe politike midis Koresë së Veriut dhe të Jugut

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Shpërndarja e fletushkave që fyejnë regjimin dhe liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-Un, ka tensionuar raportet me Korenë Jugore. Pheniani ka njoftuar ndërprerjen e linjave të komunikimit për shkak të mesazheve që refugjatët politikë lëshojnë nga kufiri prej fundmuajit të kaluar.

    Koreja e Veriut ka nisur të ndërpresë komunikimet ushtarake dhe politike me Korenë Jugore, pas një përplasjeje mbi traktet kundër Phenianit.

    Media shtetërore koreanoveriore akuzuan Seulin se ka nxitur refugjatët politikë të arratisur nga Veriu drejt Jugut për të shkruar fletushka të cilat fyejnë udhëheqësin, Kim Xhong-un, dhe cenojnë dinjitetin e lidershipit të vendit.

    Me mijëra broshura janë lëshuar prej datës 31 maj nga kufiri me anë të tullumbaceve, me mbishkrimin “të përndjekurit e Veriut”.

    Prej ditësh Pheniani kërcënoi se do mbyllte një nga zyrat ndërlidhëse mes dy Koreve.

    Mëngjesin e së martës, raportohet se zyrtarët e Veriut nuk iu përgjigjën telefonatave të zakonshme, as thirrjeve në linjat e veçanta ushtarake dhe presidenciale që vinin nga Jugu.

    Pas tubimit të fundjavës, studentët dhe të rinjtë koreanoveriorë u organizuan sërish të martën për të denoncuar autoritetet e Koresë Jugore.

    “Nuk ka më kafshë në botë sesa ata që tradhtuan sistemin e madhërishëm socialist dhe cenuan dinjitetin tonë suprem. Si student i epokës së artë të Kim Xhong-Unit, dua të hakmerrem sakaq ndaj të gjitha forcave armike, përfshirë edhe autoritetet e Koresë së Jugut,” shprehet një student i Phenianit.

    Kërcënimet nga Koreja e Veriut vijnë pas 3 samiteve të përbashkëta mes udhëheqësit Kim Xhong-un dhe presidentit kroeanojugor Mun Xhae-in që nga viti 2018 për të përmirësuar marrëdhëniet fqinjësore.

    Pheniani ka deklaruar se nëse nuk ndalet dërgimi i trakteve nga aktivistët, vendi do zhbëjë edhe marrëveshjen ushtarake për paqe të nënshkruar mes palëve.

    Nga kryeqyteti koreanojugor është thënë se po bëhet përpjekje për të ndalur shpërndarjen e mesazheve nga ish-refugjatët politikë të Veriut, që ndër të tjera po rritin tensionet me fqinjin e vet.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.