
Kina ka lëshuar në orbitë dy satelitët e parë për projektin e tij të ri ‘Internet of Things’, që do të shërbëejë për zbulime të ndryshme. Satelitët që janë zhvilluar nga ‘Xingyun Satellite Co.’ do të kryejnë prova mbi teknologjitë, përfshirë komunikimet me bazë hapësinore, komunikimet lazer ndër-satelitor dhe një platformë satelitore komerciale me kosto të ulët. Ata gjithashtu do të kryejnë aplikacione pilote fillestare të.
Sipas mediave vendase , një nga këta satelitë është pagëzuar me emrin ‘Wuhan’, në nder të sakrificave të të bëra nga banorët e qytetit kinez në luftën kundër koronavirusit.
Bëhet me dije se të dy dy satelitët janë lancuar nga raketa vektore Kuaizhou-1A, në të cilën lexohet ‘Wuhani heroik, Kina e madhe’ dhe ‘nderim për stafin mjekësor”.