Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërkombëtarët – Kosovës e Serbisë: Zbatojeni me shpejtësi ujdinë e dakorduar

    FrontOnline
    20 Mars 2023

    Gjermania, NATO, Turqia kanë përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Kërkesa e tyre është që Kosova dhe Serbia të zbatojnë me shpejtësi çështjet e dakorduara në marrëveshje..

    Steffen Hebestreit, zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë, shkroi në Twitter se tani gjithçka mbetet te zbatimi.

    “Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për ta përmbushur perspektivën tuaj europiane!”, shkroi Hebestreit.

    Këtë e shpërndau edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar se nevojitet “përparim i shpejtë”.

    “Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shkroi ambasadori gjerman.

    Edhe zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka bërë të ditur se aleanca veriatlantike e mirëpret dakordimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

    “Ne i shtyjmë të dyja palët që sa më shpejtë të zbatojnë atë që kanë rënë dakord, po ashtu kërkojmë që të ketë zbatim të plotë marrëveshja”.

    “Ne jemi të përkushtuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu në Twitter.

    Edhe Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    “Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

    Ministria shprehu shpresën e saj se palët “do të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe do të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”.

    “Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në njoftim.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka shtruar pyetje drejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për idenë e tyre që ndaj Qeverisë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i cili i pyeti si...
    Lajme02 Qershor 2023
    Deputeti Hisen Berisha nga radhët e PDK-së ka folur për Front Online lidhur me situatën në veri ku ka komentuar tensionet atje....
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2023
    Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë...
    Lajme02 Qershor 2023
    Me pjesëmarrjen e më se 30 studentëve dhe gazetarëve të rinj, gjatë tri ditëve në Prishtinë është mbajtur moduli i parë i...
    Lajme02 Qershor 2023
    Instituti GAP ka publikuar statistikat të cilat thonë se numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2023
    Ukraina e kupton se është “e pamundur” të bashkohet me NATO-n derisa të përfundojë lufta, tha presidenti i saj. Volodymyr Zelenskyy tha...
    Lajme02 Qershor 2023
    Zëvendës-kryeministrja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri,...
    Lajme02 Qershor 2023
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se dy kryetarët...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.