Nesër, disa zona të shërbimit do të jenë pa furnizim me ujë shkaku i ndërhyrjes ilegale në rrjet, në fshatin Hajvali
Për shkak të ndërhyrjes ilegale/ të paautorizuar të qytetarëve të papërgjegjshëm në valvolën kryesore të fshatit Hajvali, pjesa dërmuese e këtij fshati janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Ju njoftojmë, thuhet në komunikatë, se ndërhyrjet e paautorizuara në sistemin e rrjetit të ujësjellësit janë të papranueshme dhe dëmtojnë konsumatorët në afërsi të ndërhyrjes e më gjerë dhe si shkak ata janë pa ujë.
Deri ditën e nesërme, sanimi nuk mund të realizohet ngase ata kanë dëmtuar trupin e valvolës.
Nesër, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit do të merren me atë sanim, me ç’rast konsumatorët e zonës më të madhe të Hajvalisë deri në sanimin përfundimtar do të jenë pa ujë të pijshëm, pra deri ditën e nesërme.
Për shkak të këtij defekti nga persona të paautorizuar, gjatë ditës së nesërme, 22 qershor, e hënë, duke filluar nga ora 10:00 – 14:00 ,furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërprehet përkohësisht në Graçanicë, Hajvali, Veternik dhe Zona Qendër e Bregut të Diellit, Lagja e Spitalit dhe Mati 1.
Intervenimi nga ana e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit duhet të realizohet në gypin magjistral Badoc-Prishtinë dhe krejtë për shkak të dëmtimit të valvolës në Hajvali, nga persona të papërgjegjshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe u bëjmë thirrje konsumatorëve të ndërgjegjshëm që, nëse hasin në raste të tilla të lajmërojnë në KRU”Prishtina” sh.a.

Të tjera
-
10:33 | 18 Maj 2022
-
Bota/RajoniTre skenarë të mundshëm për Putinin10:31 | 18 Maj 2022
-
10:28 | 18 Maj 2022
-
10:26 | 18 Maj 2022
-
10:22 | 18 Maj 2022
-
10:21 | 18 Maj 2022
-
10:20 | 18 Maj 2022
-
10:18 | 18 Maj 2022
-
10:15 | 18 Maj 2022
-
10:14 | 18 Maj 2022
-
10:14 | 18 Maj 2022
-
10:11 | 18 Maj 2022