×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohet një polic për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) ka ndaluar sot një zyrtar policor nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz i paligjshëm”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit i është konfiskuar: një (1) telefon Samsung, një (1) kartelë Vala, një (1) kartelë Ipko, një (1) tabletë i markës Lenovo, një  (1) kompjuter i markës HP, si dhe një USB.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 27 Shkurt 2021, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, rreth orës 13:50 minuta, ka ndaluar të pandehurin B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

    –          Një (1) telefon Samsung,

    –          Një (1) kartelë Vala,

    –          Një (1) kartelë Ipko,

    –          Një (1) tabletë i markës Lenovo,

    –          Një (1) kompjuter i markës HP, si dhe,

    –          Një USB.

    I pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.