Kronika

Ndalohet një person në Leposaviq, kishte veshur xhaketën e policisë

Ndalohet një person në Leposaviq, kishte veshur xhaketën e policisë
08:56 | 27 Janar 2022

Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar për prezentim të rrejshëm.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësia patrulluese e policisë në fshatin Sarpel të Leposaviqit, dje ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte veshur një xhaketë me mbishkrimin “Police”.

“Fsh. Sarpel, Leposaviq 26.01.2022 – 12:35.  Njësia patrullues ka ndaluar  të dyshuarin mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka pasur të veshur një xhaketë me mbishkrimin ‘police’,  i dyshuari nuk është pjesë  e policisë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500

Të tjera